Procedohet kryeplaku i fshatit Selckë, dha kullota me qira në kundërshtim me ligjin

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. B., banues në fshatin Selckë, Dropull, me detyrë kryeplak i fshatit Selckë, pasi ka kallëzuar një shtetase se shtetasi Dh. B. jep kullota me qira në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article