Prangoset 32-vjeçari, tentoi të digjte fqinjin me benzinë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një 32-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të djegë me benzinë fqinjin e tij 75-vjeçar.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetin e Librazhdit.

Autori i ngjarjes është arrestuar menjëherë, ndërsa i moshuari është dërguar për të të marr mjekim.

Sipas policisë rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75-vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar  shtetasi S. O., 75-vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article