Turisti del me makinë nga rruga në ”Gjirokastër-Tepelenë”, dërgohet në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Turisti austriak del nga rruga në segmentin ”Gjirokastër-Tepelenë” dhe aksidentohet pasi mbeti i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur sot (27 maj), rreth orës 06:30, në aksin rrugor kombëtar.

Policia vendore bëri me dije se “shtetasi austriak A. B., 60 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 60-vjeçari, i cili “po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa rrezik jete”.

Grupi hetimor ka shkuar bashkë me Policinë Rrugore në vendngjarje dhe vijon verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article