Nga 60 kryetarë aktual të bashkive, vetëm tetë prej tyre nuk do të jenë pjesë e garës në 14 maj. Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet në afatet fundore për të miratuar listën, teksa dy deputetë pritet të lënë edhe mandatet.

Partia Socialiste ka bërë disa pastrime lidhur me kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kryeministri Edi Rama njëherazi edhe kreu i Partisë Socialiste do të hyjë në garë kryesisht me kryebashkiakët aktualë, duke mos rifutur në garë vetëm tetë prej tyre.

Në Vlorë duket se nuk do të jetë më Dritan Leli, e për këtë është propozuar emri i Ermal Dredhës.

Në bashkinë e Gramshit emri i ri që do të hyjë në garë është Besjan Ajazi, deputeti aktual në parlament.

Në Peqin Bukurosh Maci, ndërsa në Librazhd, po diskutohet mes Mariglen Dishajt dhe Ermal Kurtit.

Një deputet tjetër që do të lërë mandatin për bashkinë e Shkodrës është Benet Beci.

Në Gjirokastër emri i ri i përket Libohovës, ku do të kandidojë Leonard Hida.

Halit Muja do të jetë emri i ri për bashkinë e Hasit, ndërsa në Selenicë Dhimitër Kapaj.

Duket se Qerim Ismaili do të kandidojë sërish për bashkinë e Mallakstrës edhe pse u dënua më parë nga Gjykata Speciale e Antikorrupsionit me 6 muaj burgim i konvertuar në 40 ditë në shërbim të komunitetit.

Megjithatë lista përfundimtare do të ridiskutohet në datën 25 mars në kryesinë socialiste, për të marrë më pas edhe firmën përfundimtare.

QARKU TIRANË

Bashkia Tiranë – Erion Veliaj

Bashkia Kamëz – Rakip Suli

Bashkia Kavajë – Redjan Krali

Bashkia Vorë – Blerim Shera

Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla

QARKU SHKODËR

Bashkia Shkodër  – Benet Beci

Bashkia Fushë-Arrëz – Franc Tuci

Malësi e Madhe – Tonin Marinaj

Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj

Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli

QARKU KUKËS

Bashkia Has –  Halit Mulaj

Bashkia Kukës – Safet Gjici

Bashkia Tropojë – Rexhe Byberi

QARKU LEZHË

Bashkia Kurbin  – Majlinda Cara

Bashkia Lezhë – Pjerin Ndreu

Bashkia Mirditë – Nrec Deda

QARKU BERAT

Bashkia Berat – Ervin Demo

Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar, priten ndryshime

Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj

Bashkia Skrapar – Adriatik Mema

Bashkia Ura Vajgurore – E papërcaktuar, priten ndryshime

QARKU DIBËR

Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar

Bashkia Peshkopi – Rrahim Spahiu

Bashkia Klos – Ilmi Hoxha

Bashkia Mat – Agron Malaj

QARKU VLORË

Bashkia Vlorë –  Ermal Dredha

Bashkia Selenicë – Dhimo

Bashkia Delvinë – Majilinda Qilimi

Bashkia Finiq – Kristo Kiço

Bashkia Himarë – Jorgo Goro, në pikëpyetje

Bashkia Konispol – Erges Dule

Bashkia Sarandë – Olti Caci

QARKU ELBASAN

Bashkia Elbasan- Gledian Llatja

Bashkia Belsh – Arif Tafani

Bashkia Cërrik – Andis Sala

Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi

Bashkia Librazhd – Ermal Kurti ose Mariglen Disha

Bashkia Prrenjas – Nuri Belba

Bashkia Peqin-Bukurosh Maçi

QARKU FIER

Bashkia Fier – Armando Subashi

Bashkia Divjakë-E papërcaktuar

Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa

Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili

Bashkia Patos – E papërcaktuar

Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi

QARKU GJIROKASTËR

Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi

Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi

Bashkia Dropull – Dhimitraq Toli

Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni

Bashkia Libohovë – Leonard Hide

Bashkia Memaliaj  – Gjolek Guci

Bashkia Përmet  – Alma Hoxha

QARKU KORCË

Bashkia Korçë – Sotiraq Filo

Bashkia Kolonjë – Erion Isai

Bashkia Devoll – Eduard Duro

Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu

Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli

Bashkia Pustec – Pali Kolefski

QARKU DURRËS

Bashkia Durrës  – Emiriana Sako

Bashkia Krujë – Redon Roshi

Bashkia Shijak – Elton Arbana