Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë përmes një e-maili me përmbajtje të rëndë dhe fyese. Lajmi është konfirmuar nga këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
Sipas burimeve zyrtare, kërcënimi ka ardhur në formë elektronike dhe përmban gjuhë kërcënuese, të cilën autoritetet po e trajtojnë me seriozitet. Mesazhi i drejtuar Osmanit përfshin shprehje si: “Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, një frazë e cila përmban kërcënime të drejtpërdrejta dhe sharje të rënda.
Aktualisht nuk ka detaje shtesë mbi identitetin e autorit apo autorëve të mundshëm të këtij mesazhi kërcënues.
Organet e rendit dhe agjencitë përkatëse të sigurisë pritet të nisin hetimet për të zbardhur origjinën e e-mailit dhe për të identifikuar personat përgjegjës.




