Prangoset 15-vjeçari, ishte në timon dhe aksidentoi për vdekje të moshuarin me biçikletë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 15-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar për vdekje shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article