EMRI/ Kryeprokurore e Sarandës zgjidhet një magjistrate me rezultate të shkëlqyera

Jugulajm.net
2 Min Read

Një magjistrate me rezultate të shkëlqyera në Shkollën e Magjistraturës dhe me katër vite eksperiencë në Prokurorinë e Sarandës, Esmeralda Basho, është emëruar në detyrën e Kryeprokurores së Sarandës.

Mësohet se gjatë karrierës së saj, Basho është dalluar për profesionalizëm, seriozitet dhe korrektësi në ushtrimin e detyrës, duke fituar respektin e kolegëve dhe besimin e institucioneve.

Burime bëjnë me dije se pavarësisht shpifjeve dhe sulmeve të pabazuara që ka hasur, për shkak të funksionit të saj, ajo ka vijuar punën me integritet dhe përkushtim ndaj zbatimit të ligjit.

Basho vjen në këtë detyrë pas një eksperience katërvjeçare si prokurore në të njëjtin rreth gjyqësor, çka i mundëson asaj një njohje të mirë të terrenit, dosjeve sensitive dhe problematikave specifike të Sarandës.

Po ashtu bëhet me dije se emërimi i saj në krye të Prokurorisë së Sarandës konsiderohet një vlerësim për meritën, aftësinë profesionale dhe përkushtimin ndaj drejtësisë, duke përcjellë mesazhin se puna dhe integriteti mbeten vlerat që duhet të promovohen në institucionet e shtetit.

Emërimi i magjistrates së njohur vjen në një moment kur institucionet e drejtësisë në zonat bregdetare përballen me presion të lartë publik dhe mediatik që lidhet me trysninë e interesave lokale dhe sulmet ndaj figurave të sistemit.

Lëvizja e re është një përpjekje për ta forcuar integritetin e institucionit përmes figurave nga brenda sistemit, me performancë të lartë akademike dhe profesionale.

Share This Article