Themeluesi dhe CEO i Meta, Mark Zuckerberg njoftoi lançimin e funksionit të ri në faqen e tij në “Facebook”. Meta, kompania mëmë pas “WhatsApp”, ka zbuluar se përdoruesit tani do të jenë në gjendje të hyjnë në dy llogari në të njëjtën kohë kur përdorin një telefon të vetëm.
Kjo do t’i lejojë dikujt të dërgojë mesazhe fshehurazi nga një llogari alternative “WhatsApp” pa u kapur me një telefon të dytë.
Themeluesi dhe CEO i Meta, Mark Zuckerberg njoftoi lançimin e funksionit të ri në faqen e tij në “Facebook”.
Ai shkroi: “Kaloni mes dy llogarive në “WhatsApp”. Së shpejti do të mund të keni dy llogari “WhatsApp” në një telefon brenda aplikacionit”.
Do t’ju duhet telefoni i dytë ose karta SIM e tij për të marrë kodkalimin një herë që “WhatsApp” do të dërgojë me SMS për të fituar akses në llogarinë tuaj të dytë në një pajisje tjetër.
Megjithatë, pas këtij verifikimi fillestar, aplikacioni do të vazhdojë të funksionojë për të dyja llogaritë pa pajisjen e dytë ose SIM.
Ndërkaq, dërgimi i mesazheve zanore në “WhatsApp” tanimë është kthyer në një zakon të përditshmë për shumicën prej jush. A e keni menduar ndonjëherë se cilat janë rreziqet e kësaj?
Ndërsa mesazhet zanore shkëmbehen çdo ditë me më shumë se 200 milionë prej tyre të dërguara vetëm në WhatsApp, ekspertët e komunikimit paralajmërojnë kundër përdorimit të tepruar të kësaj mënyre komunikimi, duke theksuar se kjo mund të shkaktojë ankth dhe siklet tek marrësit.