Prangoset 31-vjeçari, rrahu policin e rrugores

Jugulajm.net
1 Min Read
  1. Ditën e djeshme, në rrethrrotullimin e Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”, një punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë shërbimit të tij, i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti pasi ka vënë re lëvizje të pakontrolluara në rrugë.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të policit për të ndaluar, duke vijuar lëvizjen.

Gjatë këtij momenti, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën.

Punonjësi i Policisë ka vijuar ndjekjen e automjetit dhe ka arritur ta ndalojë, duke kërkuar që drejtuesi të paraqesë dokumentacionin e automjetit.

Drejtuesi i automjetit ka kundërshtuar kërkesën dhe ka goditur punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit në Komisariat dhe pas përfundimit të veprimeve procedurale, kanë arrestuar shtetasin me iniciale F.K., 31 vjeç, në Tiranë.

Share This Article