Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po mban fjalimin e fitores së zgjedhjeve të 11 Majit në Sheshin Skënderbej, ku janë mbledhur qindra socialistë, pavarësisht se më herët ishte deklaruar se nuk do të kishte miting, por vetëm një fjalim.
Ai e ka nisur me një falenderim për të gjithë ata që i kanë besuar me votë si asnjëherë më parë Partisë Socialiste, një mandat të katërt, duke u rikthyer herë pas herë sepse siç tha, nuk kishte fjalë.
“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për ti falenderuar dhjetëra e dhjetëra mija gra e burra, vajza e djem të familjes sonë të amdhe politike, që për katër vjet e shtruan me durim çdo territor të Shqipërisë. Faleminderit. Aq herë faleminderit, sa ç’janë anëtarë dhe anëtare të familjes sonë politike”, u shpreh ndër të tjera kryetari i PS.




