Teksa procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili ka siguruar vetëm 1 mandat deri më tani, ka bërë një postim në Facebook.
Lapaj thotë se mandati që mori koalicioni ku partia e tij bën pjesë është “mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar”.
Sipas Lapajt mandati i “Nisma Shqipëria Bëhet” do të jetë një mandat që “ do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten.”
“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar. Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten”, ka shkruar Lapaj në Facebook.




