Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Grehot”, automjeti që drejtonte 32-vjeçari është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi E. K., 33 vjeç, banues Gjirokastër.
Nga përplasja janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe shtetasja N. A., 55 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues M. D., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.