Vera i ka të gjithë të mirat, por vetëm vapa e madhe e prish punën. Të gjithë njerëzit në verë, qahen se është shumë nxehtë, sidomos për gjumin.
Këto janë disa këshilla se si mund të flini rehat, kur temperaturat e ajrit janë të larta.
1- Vishni pizhame të lirshme!
2- Përdorni spray me ujë!
3- Lagini me ujë çarçafët, ta ndjeni më pak vapën!
4- Mbyllini perdet gjatë ditës, që i nxehti të mos depërtojë brenda!
5- Mbani te koka një shishe me ujë akull për të pirë, nëse keni etje ose vapë!.
6- Fikini të gjitha dritat, që të keni mundësi t’ju zërë gjumi!
7- Flini me dyshek në dysheme, pasi është më freskët!
8- Flini vetëm, kontakti me njerëz shton dyfish vapën!