FOTO/ Aksident, përplasen 3 makina, 1 grua e plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

3 makina u përfshinë në një aksident rrugor të ndodhur këtë të hënë në autostradën Çermë-Lushnje.

Raportohet se në aksident u përfshi një furgon, një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut dhe një makinë Audi.

Si pasojë e përplasjes, mbeti e plagosur një grua që ndodhej te Audi.

Ajo u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Share This Article