Sizmologu Damiano Koxhaj ishte këtë të premte në “Good Morning Albanians” ku ka folur rreth tërmeteve.

Shkak për këtë temë ishin tërmetet e rënë në Islandë, të cilët edhe pse pa pasoja ishin të shumtë.

I pyetur nëse rrezikohet Shqipëria nga kjo lëvizje e pllakave tektonike, Koxhaj tha se kjo është e vështirë të parashikohet, por Shqipëria është kontaktit të pllakave tektonike.

“Ne jemi afër një kontakti të pllakave i cili është në afërsi të Kretës, në pjesën jugperëndimore të Greqisë, nuk jemi afër kontaktit të madh të pllakave tektonikë.

Ky kontakt edhe pse është larg nesh ka impaktin e vetë në gjeologjinë apo tektonikën e thyerjeve të vogla që ne kemi në Shqipëri.