Çuçi: S’kemi arsye pse ta përjashtojmë Ahmetajn nga grupi parlamentar

Jugulajm.net
1 Min Read

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, është pyetur nga gazetarët nëse PS ka përjashtuar nga grupi ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn.

Çuçi u shpreh se nuk e kanë përjashtuar pasi nuk ka arsye.

I pyetur se pse nuk kanë vepruar njësoj si me rastin Tahiri, Çuçi tha se ndryshe nga ky i fundit, Ahmetaj nuk është prezent.

“Jo, nuk kemi marrë masë, arsye? Ça arsye ka? Ai ka punë me drejtësinë. Ai nuk është prezent. Saimir Tahiri ka qenë prezent”, tha ai.

Share This Article