Një shqiptar dhe një grek, arrestuan në zonën e Agio Pantaleimona, nga punonjës policie të DIAS, në bashkëpunim me efektivë të Nëndrejtorisë së Sigurimit të Athinës, për shkelje të legjislacionit për substancat e varësisë.
Policia ka lokalizuar të akuzuarit në një automjet të parkuar në zonën e Agio Pantaleimonas dhe i kanë thirrur për kontroll.
Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit janë gjetur dhe konfiskuar 7 kilogramë e 875 gram marijuanë, të ndara në 4 pako dhe të dy të dyshuarit u dërguan në Nëndrejtorinë e Sigurimit të Athinës.
Gjstë kontrollit të banesave u gjetën edhe 35.2 gram marijuanë, 2 peshore elektronike precize, një numër pakosh najloni dhe shuma prej 1130 euro cash.
Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente.