Këshilli i Ministrave ka miratuar një ligj ku përcaktohet se këto armë mund të jenë me majë e teh, si: shpatat, shkopinjtë-shpata, kamat, pinjallët, bajonetat, thikat, thikat me shkrepje dhe të ngjashme me to, si dhe armë mprehëse ose me kontakt, si: shkopinjtë e gomës, topuzët, dorezat metalike, trullosësit elektrikë dhe të ngjashëm me to.

Karakteristikat e armëve të ftohta, që mund të mbahen në vendbanim, për të cilat lëshohet autorizim nga Policia e Shtetit, janë:

  1. Armët me gjatësi të tehut më shumë se 11 (njëmbëdhjetë) cm, gjerësi më shumë se 2 (dy) cm dhe trashësi afër dorezës më shumë se 0.25 (zero pikë njëzet e pesë) cm dhe që nuk kanë destinacion tjetër përdorimi.
    2. Armët, tehu i të cilave është i mprehtë, ku spikat qartë maja luftarake apo elementë të tjerë si, skarpate, shkallëzime, kanale gjatësore etj., analogë me ato të thikave të fabrikuara të gjahut, kamave dhe armëve të tjera të ftohta me teh.
    3. Armët, doreza e të cilave ka formë të përshtatshme për t’u mbajtur në dorë, me gjatësi më shumë se 9.5 (nëntë pikë pesë) cm dhe gjerësi ose diametër më shumë se 2 (dy) cm.
  2. Thikat e gjuetisë dhe thikat ushtarake me stampat e logot përkatëse, që nuk kanë destinacion tjetër dhe që plotësojnë kriteret teknike.

VENDIMI I PLOTË:

KARAKTERISTIKAT GRUPORE, LLOJET DHE PARAMETRAT TEKNIKË TË ARMËVE TË FTOHTA, PËR TË CILAT ORGANI KOMPETENT LËSHON AUTORIZIM PËR MBAJTJEN NGA SHTETASITNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të pikës 1, të nenit 37, të ligjit nr.152/2020, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.74/2014, “Për armët””, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i MinistraveVENDOSI:

  1. Armët e ftohta janë armët e kategorisë “D3”, të cilat përkufizohen si armë të ndryshme nga ajo e zjarrit ose e qitjes dhe çdo lloj instrumenti i përgatitur dhe i destinuar posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje. Ato mund të jenë me majë e teh, si: shpatat, shkopinjtë-shpata, kamat, pinjallët, bajonetat, thikat, thikat me shkrepje dhe të ngjashme me to, si dhe armë mprehëse ose me kontakt, si: shkopinjtë e gomës, topuzët, dorezat metalike, trullosësit elektrikë dhe të ngjashëm me to.2. Karakteristikat e armëve të ftohta, që mund të mbahen në vendbanim, për të cilat lëshohet autorizim nga Policia e Shtetit, janë:
  2. a) Armët e ftohta me teh prerës shpues, të përbërë prej materiali të fortë dhe që kanë fortësi të konsiderueshme në të gjithë konstruksionin e tyre, aftësi shpuese e goditëse ndaj objekteve që ndeshet, janë të pajisura me teh apo dorezë, edhe një element tjetër, kufizuesin, i cili vendoset midis tehut dhe dorezës, me parametrat si më poshtë:
  3. armët me gjatësi të tehut më shumë se 11 (njëmbëdhjetë) cm, gjerësi më shumë se 2 (dy) cm dhe trashësi afër dorezës më shumë se 0.25 (zero pikë njëzet e pesë) cm dhe që nuk kanë destinacion tjetër përdorimi;
    ii. armët, tehu i të cilave është i mprehtë, ku spikat qartë maja luftarake apo elementë të tjerë si, skarpate, shkallëzime, kanale gjatësore etj., analogë me ato të thikave të fabrikuara të gjahut, kamave dhe armëve të tjera të ftohta me teh;
    iii. armët, doreza e të cilave ka formë të përshtatshme për t’u mbajtur në dorë, me gjatësi më shumë se 9.5 (nëntë pikë pesë) cm dhe gjerësi ose diametër më shumë se 2 (dy) cm.
  4. b) Thikat e gjuetisë dhe thikat ushtarake me stampat e logot përkatëse, që nuk kanë destinacion tjetër dhe që plotësojnë kriteret teknike, të përcaktuara në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij vendimi.
  5. c) Armët e ftohta pa teh dërrmues goditës, të pajisura me pjesë të posaçme goditëse, kërbaç, topuz, elementë të domosdoshëm të armës së ftohtë dërrmuese, me dhëmbëza në sipërfaqen goditëse, me përshtatshmëri dhe ndërtim për të shkaktuar goditje, pa vetëdëmtuar dorën, me parametrat si më poshtë:
  6. armët, përforcueset e grushtit e mbi pëllëmbëzat e përgatitura prej metali, me peshë më shumë se 120-150 (njëqind e njëzet deri në njëqind e pesëdhjetë) gram ose pak më të lehta në peshë, por që janë solide në konstrukt dhe kanë gunga të theksuara dhe ruajnë mirë cilësitë luftarake të armës së ftohtë dërrmuese;
    ii. armët, për të cilat pesha e pjesës së kërbaçit të bërë vetë arrin 200-400 (dyqind deri në katërqind) gram, pesha e pjesës rrahëse të topuzit, 600-800 (gjashtëqind deri në tetëqind) gram e më tepër.
  7. Policia Shtetit lëshon autorizimin për mbajtjen e armëve të ftohta ndaj subjekteve, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligjin nr.74/2014, “Për armët”, të ndryshuar.
    4. Ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA