Apeli shpëton Xhaçkën dhe burrin e saj, vendos Mosfillimin e Hetimit për ta

Jugulajm.net
1 Min Read

GJKKO ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, e cila kishte urdhëruar regjistrimin e procedimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, me këtë të fundit të shpallur investitor strategjik nga qeveria.

Apeli pranoi ankimimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke vendosur mosfillimin e hetimeve dhe duke rrëzuar kërkesën e bërë nga Fredi Beleri.

Në prill të këtij viti, GJKKO pranoi ankimimin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe urdhëroi SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.

Por SPAK e ankimoi, duke njoftuar se nuk kishte gjetur elemente të veprës penale nga hetimi i mëparshëm.

Bashkëshorti i Xhaçkës, përfitoi 10 mijë m2 tokë përmes falsifikimit të dokumenteve, për të ndërtuar resortin “Dreamades Luxury Suites”.

Në ndihmë i ka ardhur edhe ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, i cili u dënua me 3 vite e 1 muaj burg nga GJKKO lidhur me këtë çështje.

Share This Article