Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë një 40 vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, ka tentuar gjithashtu t’i djegë automjetin.
Njoftimi i policise:
Policia e Durrësit ka arrestuar E.B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, ka tentuar gjithashtu t’i djegë automjetin. Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet një mjet prerës (thikë);
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.




