EMRI/ Plagoset 46-vjeçari, ra nga pema teksa vilte ullinj, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil, ku një 46-vjeçar, Blerim Lika, ka mbetur i plagosur rëndë pas një rënie nga një ulli.

Ky baba i katër fëmijëve, origjinë nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, po vilte ullinj në pronën e tij, kur ndodhi aksidenti tragjik.

Rënia e tij ka rezultuar me fraktura të rënda, duke e detyruar dërgimin e menjëhershëm në Spitalin e Sarandës.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e tij ishte e rënduar, duke kërkuar një trajtim më të specializuar.

Për këtë arsye u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur