Policia ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili tentoi të vriste me thikë një shtetas në Lushnjë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se në një biznes (market), në qytetin e Lushnjës, ka një konflikt, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi: -G. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetasi 40-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.