Ditën e sotme që prej orës 07:00, shtetasit shqiptarë në të gjithë vendin po votojnë në zgjedhjet parlamentare.
Teksa procesi i votimit vijon rregullisht, por edhe me disa incidene.
Votimi pritet të zgjasë deri në orën 19:00.
Pas kësaj ore mësohet se do të mundet të votojnë vetëm ata që janë në radhë pranë qendrës së votimit.
Deri në orën 15:00, KQZ bën me dije se pjesëmarrja në votim është 779,375, më saktë rreth 100 mijë votues më tepër se në vitin 2021.
Pjesmarrja në vitin 2021 deri në orën 15:00 – 641560
Pjesmarrja në vitin 2025 deri në orën 15:00 – 779375





