Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar në Korfuz, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me mbesën e tij 8-vjeçare.
Autoritetet greke nisën hetimet për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur dhe nëse abuzimi i dyshuar ishte përsëritur për një periudhë të gjatë. Nga të dhënat e mbledhura gjatë hetimit, 51-vjeçari u vu në pranga.
Sot, më 10 shtator, ai është paraqitur para prokurorit në Korfuz, ku ka kërkuar kohë për të përgatitur dëshminë e tij. Sipas mediave greke, shqiptari i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Në proces janë përfshirë edhe prindërit e 8-vjeçares, të cilët kanë depozituar kallëzim penal.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar kohëzgjatjen e abuzimit të dyshuar, rrethanat në të cilat ka ndodhur dhe çdo element tjetër që mund të ndihmojë autoritetet në zbardhjen e plotë të rastit.




