Prangoset 30 vjeçari nga Këlcyra, fotografoi fletën e votimit

Jugulajm.net
1 Min Read

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Share This Article