Nga Lutfi Dervishi
Kur shifrat nuk janë ashtu si duken/raportohen
Në çdo zgjedhje flitet për bojkot të votuesve, ndërkohë që e kundërta është e vërtetë.
Disa media raportojnë për një pjesëmarrje të ulët në zgjedhjet e sotme, duke lënë të kuptohet se zgjedhësit po bojkotojnë procesin. Por faktet tregojnë krejt të kundërtën:
Në Shqipëri janë regjistruar 3.7 milionë votues, por në vend jetojnë realisht rreth 1.8 milionë votues, duke përjashtuar diasporën që ka votuar për herë të parë këtë vit.
Edhe censusi i fundit nëse i besojmë tregon se këtu jetojnë 2.4 milionë banorë (pra përfshirë segmentin nën 18 vjeç)
Rezultati paraprak i KQZ-se, thotë se kanë votuar 41.37% e të regjistruarve, pra rreth 1,530,690 votues. (Pa llogaritur votuesit e diaspores). Kjo përfaqëson rreth 85% të votuesve në vend, një përqindje që konkurron pjesëmarrjen në rajon dhe në BE. Shifrat në një raportim pa kontekst të gënjejnë.
Minimumi kanë votuar 85%!
Shqiptarët mund t’i akuzosh për çdo gjë, por jo që nuk votojnë.




