Arrestohet Gjesti, u kap me…

Jugulajm.net
1 Min Read

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar këtë të mërkurë në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, ai u ndalua rreth orës 15:00 në rrugën “Mehmet Isahi”.

Pas arrestimit, fituesi i ‘BBVA4’ Gjesti është marrë në pyetje nga policia. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ai është dërguar në qeli për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

’Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë’’, njofton Policia e Kosovës.

Share This Article