Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Gjirokastrës Prof.Dr. Tritan Shehu nën shoqërinë e kandidatit për deputet të PD Arben Ristani, takimin elektoral të radhës e kanë patur mbrëmjen e djeshme me banorët e Dervicianit në Bashkinë Dropull.
Në këtë tubim ka qenë i pranishëm kryetari i OMONIA Vasil Kajo. Ky i fundit në fjalën e tij ftoi anëtarësinë e kësaj organizate që të mbështesë pa mëdyshje kandidatët për deputetë të ASHM-PD. Në fjalën e vet para banorëve të Dervicianit, zoti Shehu ka thnë se minoriteti grek në Shqipëri ka qenë dhe është urë lidhëse mes Greqisë dhe Shqipërisë. Juve jeni të rëndësishëm dhe meritoni të trajtoheni me dinjitet-tha ai. Për zotin Shehu, Dropulli është braktisur nga qeveria ashtu sikurse mbarë qarku.
Ndaj meriton që të votojnë ndryshimin më 11 maj. Zoti Shehu tha se qeveria nuk ka bërë asnjë investim në këto 12 vite në Dropull e sidomos në infrastriukturë ku banorët ende vuajnë për ujë të pijshëm pasi paratë janë grabitur nga lubitë me në krye Lubi Kumbaron e cila është një prej shkaqeve të shkatërrimeve të qarkut dhe ushtare e bindur e lubisë në Tiranë me qëllim mbajtjen e njerëzve në rvarfëri dhe pa dinjitet.
Në fjalën e tij kandidati për deputet Arben Ristani është ndalur tek zbrazëtia e Dropullit pasi në kontakt me shumë banorë të tij nëpër fshatra, ka vënë re zbrazëti dhe prezencë vetëm të moshës së tretë e cila është e pashpresë. Ne do të bëjmë të mundur të ndryshojmë qasjen në Dropull, do t’u ofrojmë shpresë dhe benefite të rinjve që të rikthehen në vendlindje-tha ai.