LAJM I FUNDIT/ Dhunohet polici i rrugores, e presin poshtë shtëpisë dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një efektiv i Qarkullimit Rrugor është dhunuar rëndë mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij, ku disa persona e kanë pritur dhe e kanë sulmuar me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Polici është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e stabilizuar.

Dyshohet se sulmi ndaj efektivit ka lidhje me detyrën e tij.

Share This Article