VIDEO/Shehu garanton nga Libohova: Administrata nuk do të preket pas 11 majit, mos bini pre e presionit

Jugulajm.net
1 Min Read

Administrata publike dhe punonjësit e saj do të respektohen dhe nuk do të jenë të nënçmuar si tani-ka thënë drejtuesi politik i PD për Qarkun e Gjirokastrës Prof.Dr. Tritan Shehu gjatë një tubimi elektoral me banorët e Libohovës.

Zoti Shehu garantoi administratën publike se punonjësit e ndershëm nuk do të preken por nën qeverisjen e PD do të çlirohen nga thundra e presionet e Lubi Kumbaros dhe që votën t’a hedhin aty ku e dëshirojnë. Libohova ka qenë dhe është një vend që meriton respekt nga qeveria por kjo ka munguar-tha ai. Është hipokrite që lubi Kumbaro pasi u shkon në shtëpi libohovitëve duke u bërë byrek, i shkel me këmbë më pas. Kjo është hipokrizi-ka thënë zoti Shehu i cili më pas tha se pushteti ka frikë nga Libohova dhe libohovitët. Vota e këtyre të fundit më 11 maj, do të jetë mesazh për dinjitetin njerëzor-tha zoti Shehu.

Ndërsa kandidati për deputet Arben Ristani u ndal edhe një herë tek mungesa e shpresës së të rinjve në Libohovë dhe ngado. Dhe kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së perspektivës.

 

Share This Article