Gjimnazi “Siri Shapllo” në Gjirokastër serish ne fokusin e tentativave per vetëvrasje.
Nje nxenes i vitit te dyte ne kete gjimnaz, eshte hedhur nga kati i dyte i godines ne nje situate konfuze.
Adoleshenti i vitit te dyte A. M., 16 vjeç, ka hapur dritaren dhe eshte hedhur pingul. Renia e tij ne toke ka shkaktuar lendime te renda ne gjymtyre. Per pasoje nxenesi eshte shoqeruar me urgjence per ne Spitalin e Gjirokastres per ndihme te metejshme mjekesore.
Ne vendngjarje ka shkuar policia e cila heton shkaqet e kesaj ngjarjeje te paprecedente.
Ne tre muajt e fundit ne kete gjimnaz i kane dhene fund jetes 2 nxenes 16 vjeçarë ne kushte ende te pazbardhura.
Rasti i sotem eshte i treti ne radhe dyshues per vetvrasje.
Nderkohe qe kjo ngjarje eshte mbajtur e fshehte nga Drejtoria Arsimore e Gjirokastres.




