FOTO/ Aksident, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 5 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një automjet i marrë me qira ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të fshatit Strum, përgjatë aksit rrugor Rroskovec–Ura Vajgurore. Mjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Sipas burimeve paraprake, në automjet ndodheshin pesë persona, të cilët dyshohet të jenë shtetas me origjinë indiane ose pakistaneze. Katër prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa një është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet policore, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Share This Article