Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd.
Në segmentin rrugor Xibrakë-Labinot Fushë, dy automjete janë përplasur mes tyre me një shpejtësi të konsiderueshme.
Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë dhe për pasojë janë dëmtuar rëndë dy persona, të cilët u transportuan me urgjencë në spital.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në ambientet spitalore.




