VIDEO/Shehu: Rama u braktis nga gjirokastritët sot, ka frikë nga vota e emigrantëve

Jugulajm.net
1 Min Read

Braktisja e madhe që i bëri sot Gjirokastra Edi Ramës është tregues i qartë që pushteti i tij po i vjen fundi.

Kështu e ka komentuar tubimin e sotëm në Gjirokastër të kryeministrit shqiptar, drejtuesi politik i PD për Qarkun e Gjirokastrës Prof.Dr. Tritan Shehu. Administrata dhe nxënësit e shkollave kanë qenë të vetmit spektatorë dhe këta dhunshëm, ndërsa gjirokastritët e braktisën-ka thënë zoti Shehu. Ky i fundit është ndalur dhe tek ndërhyrja që po i bën procesit të votave nga diaspora vetë Edi Rama.

Sipas zotit Shehu, Edi Rama kërkon që të prishë procesin e votimit nga diaspora pasi llogaritë nuk i dalin mirë. Në 11 maj të gjithë do jenë pro ndryshimit të madh që po vjen.

 

Share This Article