FOTO/ Përplasje me armë zjarri, 5 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një përplasje me armë zjarri ndodhi këtë të martë rreth orës 14:00, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ku si pasojë e një konflikti të çastit mbetën të plagosur pesë persona.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, të plagosurit janë identifikuar si L. I., A. Gj., G. N., A. N. dhe D. Gj., të cilët u transportuan menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Gjendja shëndetësore e tyre nuk është bërë ende publike.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë së Kurbinit, të cilat shoqëruan disa persona që ndodheshin aty në momentin e konfliktit.

Share This Article