VIDEO/Blegtorët gjirokastritë akuza qeverisë shqiptare për mungesën e subvencioneve

Jugulajm.net
2 Min Read

Blegtorët dhe fermerët e Gjirokastrës, kanë ngritur shqetësimet e tyre me të cilat ndeshen në veprimtarinë e tyre të përditshme.

Në një takim me përgjegjësin e Departamentit të Bujqësisë në PD Gjok Vuksani, ata kanë shprehur kritika për politikat subvencionuese që ka ndërmarrë prej vitesh qeveria shqiptare. Në fjalën e tij zoti Vuksani është ndalur tek programi që ka PD për bujqësinë. Sipas tij, qeveria aktuale sot buxhetin e planifikuar për bujqësinë e ka në disproporcion në raport me nevojat që ka blegtori dhe fermeri.

Nga praktika e vendeve të rajonit ku 75% të buxhetit janë të planifikuara për subvencionim, në Shqipëri ndodh e kundërta. Ky raport me ardhjen në pushtet të PD do të ndryshojë. Jo vetëm kaq por PD do të ngrejë agjenci që do të merren me trajtimin e subvencioneve duke shmangur në maksimum procedurat burkratike. PD ka në programin e vet dhe stimulimin e prodhimit bujqësor vendas duke bërë të mundur zhvillimin agrokultural dhe atë blegtoral. Me heqjen e Ballkanit të Hapur çka ka dëmtuar blegtorin dhe fermerin shqiptar, prodhimtaria e këtyre të fundit do të jetë e garantuar në treg.

Ndërsa fermerët nga ana e tyre kanë vlerësuar eksperiencën e viteve kur PD ka qenë në pushtet me stimulimiun e mbjelljeve të drurëve frutorë dhe arroret duke i subvencionuar një për një.

Share This Article