Kishte 1 ditë që filloi punë në ‘Exchange’, vajza merr 5 mijë euro dhe zhduket…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e pazakontë është raportuar, ku pronari i një pike këmbimi valutor ka kallëzuar në polici se një punonjëse e sapopunësuar është larguar nga vendi i punës, duke marrë me vete 5 mijë euro nga arka. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë.

Sipas denoncimit, e reja kishte nisur punën vetëm një ditë më parë në subjekt. Pronari pretendon se, pasi ka marrë shumën e parave, ajo është larguar nga ambientet e exchange-it dhe nuk është kthyer më.

Pas konstatimit të mungesës së parave, ai ka njoftuar Policinë e Vlorës, e cila ka nisur verifikimet dhe hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar rastin.

Ndërkohë, pronari i pikës së këmbimit valutor i ka bërë thirrje ish-punonjëses të rikthejë shumën e marrë, me shpresën që çështja të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme ligjore.

Share This Article