Gjyqtari Edvan Velaçani, ka urdhëruar SPAK të regjistrojë një procedim penal për kryeministrin, Edi Rama, për disa akuza të pretenduara, përfshirë edhe veprën penale të korrupsionit.
Bëhet fjalë për një kallëzim penal i referuar nga kandidatja për deputete e PD, Adriana Kalaja.
Në kallëzim pretendohet se janë konsumuar elementet e veprave penale, “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” nga kryeministrit Edi Rama dhe shtetasit Lindita Rama, Olsi Rama, Engjëll Agaçi, Artan Lame, mbi zbatimin e rregullave të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me dhënien e AMTP-së, regjistrimin në Kadastër, blerjen dhe regjistrimin e një pasurie të paluajtshme, pasuri e cila më vonë është përfituar nga ana e shtetases Lididta Xhillari (Rama).
SPAK e ka çuar dosjen për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës. Avokatja Kalaja ka ka kundërshtuar vendimin në Gjykatën e Tiranës. Gjyqtari Edvan Velaçani ka vendosur të urdhërojë SPAK të regjistrojë procedimin penal dhe të hetojë pretendimet në kallëzim.
Ky kallëzim edhe është regjistruar pranë kësaj prokurorie me nr.1062 në të cilin paraqiten pretendime për konsumimin e elementëve të veprave penale, “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe shtetasve Lindita Rama, Olsi Rama, Engjëll Agaçi, Artan Lame, mbi zbatimin e rregullave të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me dhënien e AMTP-së, regjistrimin në Kadastër, blerjen dhe regjistrimin e një pasurie të paluajtshme, pasuri e cila më vonë është përfituar nga ana e shtetases Lindita Xhillari (Rama).