Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur këtë të mërkurë në një argjendari. Bëhet me dije se ngjarja ka ndidhur në zonën e Paskuqanit në Tiranë.
Mësohet se dy autorët e dyshuar kanë qenë të armatosur me kallashnikovë dhe kanë lëvizur me motor.
Ata janë larguar në drejtim të zonës së Institutit Bujqësor.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës në lidhje me ngjarjen në fjalë.




