EMRI/ Arrestohet 48-vjeçari, i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Shtetit ka arrestuar personin e dyshuar për zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve, që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në qytetin e Lushnjës. Në pranga është vënë shtetasiKlodian Çina, 48 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim policor.

Nga hetimet rezulton se 48-vjeçari dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 19 maj 2026 i ka vënë zjarrin tregut të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë dhe më pas është larguar drejt Durrësit për t’u fshehur.

Përveç zjarrvënies, Çina dyshohet edhe për vjedhjen e një biçiklete në Lushnjë, të cilën e ka përdorur për lëvizje në qytet, dy ditë para ngjarjes.

Biçikleta u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale. Pamjet filmike kanë zbuluar praninë e një personi tjetër në vendngjarje, i cili deri më tani nuk rezulton i implikuar në zjarrvënie.

Share This Article