Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. G., 53 vjeç, banues në fshatin Valare, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit K. Ç..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




