Një 60-vjeçare është vënë në hetim pasi ka ofenduar nusen e djalit.
Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ku mësohet se hetimi ka nisur ndaj E. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq.
Nusja ishte pajisur me urdhër mbrojtje, por kjo nuk e ka penguar vjehrrën.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës ka ofenduar nusen e djalit të saj, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.