EMRAT/ Arratisja e Altin Ndocit nga spitali, arrestohen 8 persona

Jugulajm.net
2 Min Read

Tetë persona janë arrestuar pas arratisjes spektakolare të të dënuarit të rrezikshëm Altin Ndocit ditën e djeshme nga spitali Rajonal i Durrësit.

Mes 8 personave të arrestuar janë edhe kryeinfermieri Aulon Çuko dhe Zëvendës shefi i komanduar i policisë, Desdemon Pazaj.

Emrat e të arrestuarve:

Aulon Çuko- Kryeinfermieri

Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë

Pesë policët e shoqërimit:

Dorjan Saraçi,

Sal Ferollari,

Preng Marvataj,

Fatjon Baçi,

Aranit Çela

-Violeta Uka

Si ndodhi arratisja?

Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip Audi i bardhë me të cilin është larguar.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore.

Share This Article