Gjendet i pajetë 45-vjeçari, ja dyshimet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 45- vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të merkire, teksa ka qenë duke punuar tokën në Levan të Fierit.

Ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën e cila ka mbërritur në vendngjarje, por përpjekjet e ekipit  mjekësor nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Share This Article