Kryeministri Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët protestues.
Edhe këtë të diel, përpara Kryeministrisë është vendosur tryeza me mbishkrimin “Dialog”, përmes së cilës kreu i qeverisë përsërit ftesën për bisedime.
Ai ka deklaruar se nuk e mendon dorëheqjen, por shprehet i gatshëm të diskutojë me studentët për kërkesat e tyre dhe përmirësimin e kushteve në arsim.




