VODEO/Këlcyra nën pushtimin e breshërit, dëme të pallogaritshme në pemtari e të mbjella

Jugulajm.net
2 Min Read

Dy ditë më parë breshëri ka bërë kërdinë në zonën e Ballabanit dhe të Sukës në Bashkinë e Këlcyrës. Pothuajse në masën më të madhe, fermerëve të fshatrave Katundisht, Çorogunjë dhe Podgoran që shtrihen në pjesën veriperëndimore të Bashkisë së Këlcyrës, u janë dëmtuar të mbjellat e stinës, apo dhe drurët frutorë sikurse hardhitë, mollët, dardhët etj.

Breshëri ka qenë i pamëshirshëm në rënien e vet saqë nuk ka lënë pa dëmtuar dhe në disa raste edhe mjetet xhamat e të cilave janë thyer. Banorët e fshatit Podgoran, kanë qenë më të ndëshkuarit pasi veç të mbjellave dhe drurëve frutorë, fshati i tyre u godit edhe në infrastrukturën rrugore. Dy rrugë sekondare të këtij fshati janë bllokuar nga balta e rënë prej lartësive dhe terrenit të paqëndrueshëm shtufor. Ndonëse kanë kaluar tre ditë, banorët ankohen për situatën që pësuan nga koha e keqe.

Kryeplaku i fshatit Podgoran Ajet Goxhaj, është ndër banorët që ngre zërin më fort për dëmtimet në pemtari dhe të mbjella që la pas breshëri.

Nga ana tjeter, Bashkia e Këlcyrës ka qenë e informuar nga banorët për dëmet që shkaktoi breshëri në Podgoran dhe fshatra të tjerë. Drejtori i Shërbimeve në Bashki Tonin Qyraj, shprehet se qysh nesër në Podgoran do të ndërhyhet me mjete mekanike për të evaduar baltën dhe çliruar kësisoj rrugët e brendshme të fshatit.

Share This Article