Finalja e Conference League që do të luhet ditën e mërkurë në “Air Albania Stadium” përveç tifozëve të Romës dhe Fejnordit, ka sjellë edhe eskortat e huaja në Shqipëri.
I infiltruar i “Piranjave” ka zhvilluar një takim me një nga eskortat e mbërritura në vendin tonë, e cila vinte nga Venezuela.
Ajo i rrëfeu atij se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri është takuar dhe më një trafikant dhe për ta bërë sa më të besuar, thotë se ai përveç pagesës i ka lënë edhe 700 euro bakshish.
Eskorta tregon se e bën këtë “punë” për para, dhe sapo të bëjë shumën e duhur do të kthehet në vendlindje ku do të investojë në fermë.