Aksident, 2 automjete përplasen ‘kokë më kokë’, plagoset 1 grua

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit të Korçës ku janë përplasur dy makina.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit.

Si pasojë e tij një grua është dërguar me dëmtime në spitalin e Korçës, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po merret me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article