Prezantuesja Oriela Nebijaj, do të jetë deputete e Partisë Demokratike.
Këtë të martë, ajo ka dorëzuar formularin e vetëdekarimit në KQZ dhe ka shprehur gatishmërinë për të marrë mandatin.
Nebijaj, dikur krah Lulzim Bashës, nuk arriti të futej dot në Kuvend në zgjedhjet e 25 prillit.
Megjithatë, pas pak më shumë se një viti, moderatorja e njohur do të rikthehet në Kuvend, këtë herë në vend të Grida Dumës.
Një rokadë mes të dyjave, sepse Grida Duma vendosi të lërë politikën për të shkuar në televizionin Top Channel ku është moderatore dhe Nebijaj.
Ori ka vendosur të pranojë mandatin dhe të shkojë në Kuvend. Pas verifikimeve përkatëse nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në Kuvend do të mbahet ceremonia e betimit të saj.