“Shërbimet e Komisariatit informuan sot (28 prill) se referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, të cilët janë përleshur mes tyre dhe janë rrahur, duke shkaktuar dëmtime të lehta.
Policia sqaron se 56-vjeçarja është nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit.
Të dy akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, tha policia e Fierit.




